Lideri i Al Kaidës fton luftëtarët që t’i rrëmbejnë perëndimorët

Azia

Lideri i Al Kaidës fton luftëtarët që t’i rrëmbejnë perëndimorët

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 20:29
Al Kaida

Lideri i Al Kaidës Aiman al-Zavahiri është lajmëruar në një xhirim ku fton luftëtarët e kësaj organizate që të marrin perëndimorët si pengje dhe t’i këmbejnë me xhihadistët e burgosur.

Këtë e ka bërë të ditur grupi SITE, transmeton Reuters.

 Në xhirimin që është publikuar në internet Al-Zavahiri rrjetën e ekstremistëve që të kidnapojnë perëndimorët “të gjithë derisa nuk lirohet edhe myslimani i fundit i burgosur dhe myslimanja e fundit e burgosur në burgjet e të krishterëve dhe nga armiqtë e islamit”, bën të ditur SITE.

 Agjencia Reuters bën të ditur se nuk ka mundur të vërtetojë autenticitetin e këtij xhirimi.

Besohet se Zavahiri fshihet në pjesën kufitare në mes Afganistanit dhe Pakistanit ku gjendet edhe baza e talebanëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat