OKB: Shifër rekord fëmijësh të vrarë në Afganistan nga fillimi i 2016

Azia

OKB: Shifër rekord fëmijësh të vrarë në Afganistan nga fillimi i 2016

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 15:06
Një grua afgane qan në vendin e një sulm vetëvrasës në Kabul

Rekord i viktimave civile në Afganistan në gjashtë muajt e parë të vitit 2016, ku edhe numri i fëmijëve të vrarë dhe të plagosur në këtë periudhë është nga më të lartët, njoftoi OKB-ja.

“Nga fillimi i vitit në janar, janë regjistruar 1 601 civilë të vrarë dhe 3 565 të plagosur, për një total prej 5 166 viktimash civile”, sipas një raporti të OKB-së.

“Fëmijët e përfshirë janë 1 509, nga të cilët 388 janë të vdekur dhe 1 121 të plagosur, të dhëna alarmante dhe të turpshme që arrijnë shifrën më të lartë për një periudhë gjashtëmujor”, thuhet në këtë raport të ekspertëve të të drejtave të njeriut në Misionin e Asistencës së Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat