Vritet komandanti i ISIS

Azia

Vritet komandanti i ISIS

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 18:58
Saad Emarati

Një komandant nga rangjet e larta të të ashtuquajturit Shteti Islamik, është vrarë në një operacion ushtarak në Nangarhar, kanë deklaruar forcat e sigurisë në Afganistan, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Saad Emarati ishte njëri nga themeluesit e degës afganistano-pakistaneze të ISIS, dhe ka udhëhequr disa sulme kundër talebanëve dhe qeverisë.

Zyrtarë në Afganistan kanë deklaruar që Saad ishte ndër 120 militantët e vrarë në një operacion ushtarak në distriktin Kot.

Kjo vjen një ditë pas një sulmi me bombë në Kabul, përgjegjësinë për të cilin ka marrë ISIS, ku mbeten të vdekur 80 persona.

Saad paraprakisht ishte komandant i grupit të telebanëve, mirëpo iu bashkëngjit ISIS pas vdekjes së Mullah Omar, themeluesit të grupit Taleban.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat