Japoni, plan për rimëkëmbje ekonomike prej 240 miliardë eurosh

Azia

Japoni, plan për rimëkëmbje ekonomike prej 240 miliardë eurosh

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 10:40
Shinzo Abe

Kryeministri japonez, Shinzo Abe njoftoi sot për një plan masiv për rimëkëmbjen ekonomike prej 240 miliardë euro për të mbështetur ekonominë e tretë të botës, sipas medias lokale.

Abe i bëri këto deklarata në Fukuoka, në jugperëndim të arkipelagut dhe këto shuma përfshijnë shpenzime buxhetore të shtetit, si dhe mbështetje për investimet e kompanive.

Kryeministri konservator, që ishte betuar kur erdhi në pushtet në fund të vitit 2012 se do të mundte inflacionin dhe do t’i jepte gjallëri ekonomisë, shpreson me këtë plan të vërë në lëvizje aktivitetin ekonomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat