Asad: Kush dorëzon armët do të amnistohet

Azia

Asad: Kush dorëzon armët do të amnistohet

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 12:45
Presidenti i Sirisë Bashar al Asad

Presidenti i Sirisë Bashar al Asad ka ofruar amnisti për kryengritësit të cilët në tre muajt e ardhshëm të dorëzojnë armët dhe të dorëzohen tek autoritetet.

Asad ka nënshkruar dekretin dhe ka bërë thirrje që të gjithë të paraburgosurit të lirohen , transmeton Sana.

Kjo ofertë erdhi pasi ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoihu njoftoi se qeveria e vendit të tij së bashku me Sirinë sot do të fillojnë një operacion humanitar në Aleppo për të ndihmuar qytetarët që kanë mbetur pengje të terroristëve .

 Shoigu tha se ushtria ruse dhe siriane do të krijojnë tre korridore për civilët që të largohen nga qyteti , transmeton Reuters.

 Korridori i katërt do të jetë i hapur për ekstremistët,  të cilët dëshirojnë të dorëzojnë armët e tyre, tha Shoigu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat