Lirohen familjet e bllokuara në qytetin e Alepos

Azia

Lirohen familjet e bllokuara në qytetin e Alepos

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 16:49
Ilustrim

Mediat siriane kanë njoftuar se dhjetëra familje që kanë qenë të rrethuara në zonat lindore të qytetit të Alepos, përgjatë një korridori humanitar, janë liruar sot.  

Civilët kanë hypur nëpër autobus dhe janë dërguar në një strehimore të përkohshme, bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve.

Disa rebelë u janë dorëzuar forcave qeveritare, bëjnë të ditura mediat.

Rusia,  aleate e Qeverisë siriane, njoftoi se katër korridoret e daljes do të hapen në Aleppo për civilët dhe rebelët.

Një veprim i tillë është mirëpritur nga OKB-ja, SHBA-të dhe agjenci të shumta të ndihmave, që veprojnë në këtë pjesë.

Nga SHBA-të kanë thënë se ky plan duhet të jetë përpjekje për të detyruar evakuimin e civilëve dhe dorëzimin e grupeve rebele të këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat