Armeni: Është vrarë një polic

Azia

Armeni: Është vrarë një polic

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 18:36
Pamje nga arrestimet e protestuesve në një rrugë të kryeqytetit Erevan në Armeni

Autoritetet në Armeni thonë se një polic është vrarë në periudhën e tensioneve me personat e armatosur, që janë të barrikaduar brenda një stacioni policor në kryeqytetin Erevan.

Policia tha se ky polic ishte vrarë mbrëmë nga snajperi, derisa ishte i ulur në makinën patrulluese të policisë, disa qindra metra nga kompleksi i stacionit të policisë.

Incidenti ka ndodhir pak orë para se të kalonte afati që u ishte dhënë personave të armatosur për tu larguar nga kompleksi, ose në të kundërtën, do të bëhej një sulm i shkallës së gjërë.

Personat e armatosur janë brenda stacionit të policisë prej 17 korrikut dhe, pos tjerash, kërkojnë lirimin nga burgu të një lideri opozitar.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë i ka dëgjuar disa të shtëna nga arma në një rrug të bllokuar, që çon kah kompleksi policor i okupuar, aty kah ora 18 sipas kohës lokale, një orë pasi ultimatumi i paraqitur nga autoritetet kishte kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat