Shënojnë rënie shkëmbimet tregtare në Kinë

Azia

Shënojnë rënie shkëmbimet tregtare në Kinë

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 10:36
Ilustrim

Eksportet dhe importet e Kinës kanë rënë sërish në muajin korrik, duke dëshmuar për një bllokim të vazhduar të një motori ekonomik shumë të rëndësishëm për vendin.

Gjiganti aziatik, fuqia e parë tregtare në botë, regjistroi një rënie të eksporteve me 4,4 për qind në një vit ose 184,7 miliardë dollarë, njoftoi sot administrata e doganave.

Nga ana tjetër, importimet e vendit kanë rënë me 12,5 për qind në një vit ose 132,4 miliardë dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat