Ngadalësohet ekonomia japoneze

Azia

Ngadalësohet ekonomia japoneze

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 12:56
Ilustrim

Eksportet e Japonisë në muajin korrik kanë rënë me 14 për qind, 5,7 trilionë jen (57 miliardë dollarë).

Ky është muaji i 10-të radhazi i rënies si dhe rënia më e madhe, që nga tetori i vitit 2009, deklaroi sot qeveria.

Shifrat janë një lajm i keq për kryeministrin japonez, Shinzo Abe, duke qenë se qeveria e tij po lufton për të risjellë rritjen ekonomike në Japoni.

Eksportet në Kinë, partneri më i madh tregtar i Japonisë, kanë rënë 12.7 për qind nga një vit më parë, me 1.03 trilionë jen, ndërsa ato në SHBA kanë rënë 11.8 për qind, me 1.18 trilionë jen, thotë një raport paraprak i Ministrisë së Financave.

“Dërgesat në Bashkimin Evropian kanë rënë 6.5 për qind, nga një vit më parë, me 665.5 miliardë jen”, njofton ministria.

Importet e përgjithshme të Japonisë u ulën 24.7 për qind, me 5.2 trilion jen në korrik, kryesisht për shkak të çmimeve në rënie të naftës si dhe konsumit të brendshme të dobët, që rezultoi me një tepricë tregtare prej 513.5 miliardë jen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat