OKB-ja pezullon ndihmën humanitare për Sirinë

Azia

OKB-ja pezullon ndihmën humanitare për Sirinë

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 15:03
Ilustrim

I dërguari i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura pezullon ndihmën humanitare, duke përmendur dhunën e vazhdueshme dhe mungesën e përparimit në dërgimin e ndihmës në zonat më të prekura të vendit.

Ndërkohë, OKB-ja do të fokusohet në përpjekjet për të vendosur një armëpushim 48 orësh në Aleppo, ku luftimet janë intensifikuar në javët e fundit.

Ndihma humanitare u krijua në shkurt, për të ndihmuar koordinimin e  dërgesave të ndihmës në Siri, ku palët ndërluftuese kishin ngritur rrethime dhe bllokime të furnizimeve në dërgimin e tyre në zonat më të prekura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat