Tërmet 5.3 ballë në jug të Fukushima-s

Azia

Tërmet 5.3 ballë në jug të Fukushima-s

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 17:49
Tërmet

Një tërmet nënujor me magnitudë 5.3 ballë u regjistrua sot në brigjet e prefekturës Ibaraki në Japoni, në jug të Fukushima-s, por nuk raportohen dëme materiale.

“Lëkundja e tokës u shënua rreth orës 21:07 (12:07 GMT) në një thellësi rreth 37 kilometra”, referuar Institutit Gjeologjik Amerikan (USGS).

“Tërmeti është ndjerë deri në kryeqytetin Tokio, por nuk paraqitet rrezik për praninë e ndonjë cunami”, bëri të ditur agjencia meteorologjike japoneze.

“Asnjë anomali nuk është konstatuar në nivelet e rrezatimit rreth centralit bërthamor të Fukushimas Daichi”, tha për median një zëdhënës i kompanisë së energjisë elektrike “Tokyo Electric Power”, operatori i këtij centrali, i cili  u godit në vitin 2011 nga një cunami me intensitet të madh, që shkaktoi mbi 250 mijë viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat