Arrestohen katër persona të dyshuar për lidhje me Fethullah Gulen në Azerbejxhan

Azia

Arrestohen katër persona të dyshuar për lidhje me Fethullah Gulen në Azerbejxhan

Më: 19 gusht 2016 Në ora: 20:24
Fetullah Gulen

Katër persona janë arrestuar në Azerbejxhan, pasi dyshohen për bashkëpunim me Fetullah Gulenin, i akuzuar nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar ushtarak në Turrqi.

Katër personat janë të akuzuar për “abuzim me detyrën” për ofrimin ndaj personave të tretë, sipas Prokurorisë së Azerbajxhanit, informacione personale në lidhje me abonentët dhe tabulatët e tyre telefonik, ndërsa punonin për një operator të telefonisë celulare, shkruan AFP.

Gjatë bastisjes të apartamentit të njërit prej të akuzuarve, hetuesit zbuluan dorëshkrime fetare, disqe, broshura me fjalime të Fethullah Gulen si dhe dokumente të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat