Irani zbulon sistem të ri të mbrojtjes raketore

Azia

Irani zbulon sistem të ri të mbrojtjes raketore

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 11:54
Sistemi i mbrojtjes raketore Bavar-373 në Iran.

Irani ka lëshuar imazhe të një sistemi të mbrojtjes raketore, i pari i tillë i ndërtuar brenda Republikës Islamike.

Fotografitë e publikuara nga disa agjenci lokale tregojnë presidentin iranian, Hassan Rohani, dhe ministrin e Mbrojtjes, Hossein Dehghan, duke qëndruar përpara sistemit Bavar-373.

Ministri Dehghgan tha se sistemi është i projektuar për të penguar raketa, dronë, avionë luftarakë dhe raketa balistike.

Në një fjalim televiziv, Rohani tha se buxheti ushtarak i Iranit është dyfishuar krahasuar me vitin e kalaur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat