Kapet 11 vjeçari me rrip vetëvrasës në Izrael

Azia

Kapet 11 vjeçari me rrip vetëvrasës në Izrael

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 17:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia në Irak ka arrestuar një 11 vjeçar, afër xhamisë Shi’ite në qytetin Kirkuk të dielën , pasi i hoqën një jelek vetëvrasës, shkruan Reuters.

Kanali kurd Kurdistan 24, tregoi pamjet e dy policëve të cilët mbanin djalin e zhveshur në pjesën e sipërme, ndërsa një oficer tjetër i hoqi rripin shpërthyes nga trupi.

Shefi i Policisë në Kiruk Brigade, Khalab Omar, tha se djali mbante dy kilogramë lëndë shpërthyese, derisa tha se ai kishte hyrë në qytet pesë ose gjashtë ditë më parë.

Kapja e tij, pasoi me një sulm vdekjeprurës në një dasmë në qytetin Gaziantep të Turqisë, për të cilin presidentit turk Recep Tayyip Erdogan tha se  ishte kryer nga një fëmijë i moshës 12-14 vjeçare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat