Dënohet me burgim të përjetshëm ushtari rus që vrau familjen armene

Azia

Dënohet me burgim të përjetshëm ushtari rus që vrau familjen armene

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 11:52
Valery Permyakov

Drejtësia në Armeni shpalli fajtor një ushtar rus për vrasjen e shtatë anëtarëve të një familjeje armene më 2015 dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Gjykata në qytetin Gyumri lëshoi sot verdiktin kundër Valery Permyakovit, por nuk e saktësoi se ku do ta shërbejë ai dënimin.

Permyakov, më herët, e ka pranuar fajësinë për krimin e kryer më 12 janar.

Rasti pati shkaktuar protesta masive në Armeni kundër pranisë ushtarake ruse.

Në qytetin Gyumri, 120 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Jerevan, Rusia e ka një kazermë me afro 3 mijë ushtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat