Tajfun në Japoni, një i vdekur dhe 60 të lënduar

Azia

Tajfun në Japoni, një i vdekur dhe 60 të lënduar

Më: 23 gusht 2016 Në ora: 12:23
Tajfuni

Tajfuni Minduelle, i nënti në radhë për këtë sezon në Azi ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesën lindore të Japonisë, ku u shënua një i vdekur dhe 60 të plagosur, referuar informacioneve të transmetuara nga televizioni publik japonez.

I regjistruar dje në mëngjes në juglindje të Japonisë, cikloni tropikal u drejtua në verilindje të arkipelagut, duke përshkuar Tokion dhe periferinë.

Në tetë prefekturat e prekura duke përfshirë kryeqytetin është konstatuar nga autoritetet një rritje e konsiderueshme e nivelit të ujit, duke shfaqur rrezikun e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së tokës duke u bërë thirrje rreth një gjysmë milioni persona për t’u evakuuar nga shtëpitë e tyre, në formë parandalimi të ndonjë katastrofe njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat