WikiLeaks publikon dosje mjekësore për qytetarët arabë

Azia

WikiLeaks publikon dosje mjekësore për qytetarët arabë

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 15:48
Ilustrim

Qindra njerëzve u janë zbuluar dosjet mjekësore si viktimave të dhunimit, pacientët e shëndetit mendor dhe burrit të arrestuar për homoseksualitet.

WikiLeaks është kritikuar për publikimin e dosjeve nga qeveria e Arabisë Saudite duke përfshirë informacione personale të njerëzve të zakonshëm, siç janë viktimat e dhunimit dhe pacientët e shëndetit mendor, shkruan The Independent.

Në mesin e mijëra dokumenteve të publikuara nga WikiLeaks, faqja zbuloi emrat e të paktën dy viktimave adoleshente të dhunimit.

Është publikuar edhe një rast tjetër i një qytetari të Arabisë Saudite që ishte arrestuar nën akuzën se ishte homoseksual. Homoseksualiteti mund të dërgojë në dënimin me burg madje edhe në dënimin me vdekje në mbretërinë myslimane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat