Të paktën 12 të vrarë në sulmin ndaj Universitetit Amerikan në Kabul

Azia

Të paktën 12 të vrarë në sulmin ndaj Universitetit Amerikan në Kabul

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 07:02
Ilustrim

Forcat e sigurisë afgane thonë se nga sulmi në Universitetin Amerikan në Kabul, janë vrarë të paktën 12 persona, dhe dy sulmues.

Sulmi, i cili filloi më 24 gusht me një shpërthim të madh, i cili sipas zyrtarëve u shkaktua nga një makinë bombë, e që u pasua nga të shtëna armësh, ka përfunduar pas dhjetë orësh.

Në mesin e të vrarëve janë shtatë studentë, tre policë dhe dy roje të sigurisë, ka njoftuar policia. Ndërkaq, dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia afgane thotë se ka shpëtuar më shumë se 500 studentë.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat