Siri: Vriten 12 civilë që po merrnin pjesë në varrimin e 11 fëmijëve të vrarë dy ditë më parë

Azia

Siri: Vriten 12 civilë që po merrnin pjesë në varrimin e 11 fëmijëve të vrarë dy ditë më parë

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 17:38
Ilustrim

Të paktën 15 civilë janë vrarë sot në Siri nga një sulm i dyshimit me bombë në një funeral që po mbahej në qytetin sirian Alepo.

Banorët ishin mbledhur në rrethinën e kontrolluar nga rebelët, Baba l-Nayrab, për t’i varrosur 11 fëmijët që ishin vrarë dy ditë më parë, kur u goditën nga sulmi ajror, raporton Independent.

Mohammed Khandakani, vullnetar në spital, ka thënë se njëri nga personat e lënduar i kishte thënë atij se dy bomba ishin hedhur mbi ta brenda dy minutave.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat