Siri: Ikin rebelët e fundit, qeveria rimerr qytetin Darayya

Azia

Siri: Ikin rebelët e fundit, qeveria rimerr qytetin Darayya

Më: 27 gusht 2016 Në ora: 22:30
Rebelët

Qeveria siriane ka rimarrë kontrollin e qytetit Darayya, pas largimit të rebelëve të fundit përmes marrëveshjes për ti dhënë fund rrethimit katërvjeçar.

Autobusët kanë bartur luftëtarët e fundit të shtunën, dhe janë nisur në drejtim të qytetit të kontrolluar nga rebelët Idilib.

Reporteri arab i BBC-së tha se qyteti në afërsi të Damaskut, është krejtësisht i zbrazët nga rebelët, të cilët dorëzuan armët  tyre para se të niseshin..

Të paktën 15 persona sot kanë humbur jetën në shpërthimet në Aleppo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat