Franca dhe Irani njoftojnë për projekte të përbashkëta për ambientin

Azia

Franca dhe Irani njoftojnë për projekte të përbashkëta për ambientin

Më: 28 gusht 2016 Në ora: 13:35
Ilustrim

Ministrja franceze e Ambientit, Segolene Royal ka njoftuar se ka një seri planesh të përbashkëta me Teheranin, që kanë të bëjnë me çështjen e energjisë, mungesën e ujit dhe ndotjen.

Royal tha sot se ka diskutuar me kreu e Organizatës për Mbrojtjen e Ambientit të Iranit, Massoumeh Ebtekar, për krijimin e disa projekteve të përbashkëta në shkurt të vitit të ardhshëm.

Ministrja franceze është në ditën e tretë të vizitës së saj në Iran.

Në këtë vizitë, ministra Royal po shoqërohet nga figura të larta të biznesit nga firmat për energji dhe ambient të Francës, që janë të specizuar në ujë, ndotje dhe energji efiçiente.

Ebtekar, që njëherësh është edhe zëvendëspresident i Iranit, ka thënë se vizita e ministres franceze, tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për ambientin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat