Arrestohet vrasësi serik kinez që përdhunonte dhe vriste vajzat e veshura me të kuqe

Azia

Arrestohet vrasësi serik kinez që përdhunonte dhe vriste vajzat e veshura me të kuqe

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 11:10
Ilustrim

Një vrasës serik, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 11 grave në veri të Kinës përgjatë një dekade, tashmë është kapur nga policia.

Gao Chengyong, është arrestuar në një dyqan që e posedon së bashku me gruan e tij.

Sipas Ministrisë së Sigurisë Publike në Kinë, ai i ka pranuar vrasjet të cilat i ka kryer nga viti 1988 deri më 2002.

52 vjeçari është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Policia ka thënë se Gao, etiketonte gratë e veshura me të kuqe dhe i ndiqte ato deri në shtëpi, ku më pas i përdhunonte, i vriste dhe më pas ia gjymtonte trupat e tyre.

Viktima e tij më e re ishte tetë vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat