Kore e Veriut - Nuk iu bindën Kim Jong-ut, ekzekutohen dy zyrtarë të lartë

Azia

Kore e Veriut - Nuk iu bindën Kim Jong-ut, ekzekutohen dy zyrtarë të lartë

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 11:57
ilustrim

Mbi akuzat e mosbindjes ndaj liderit Kim Jong-un, Koreja e Veriut ka ekzekutuar publikisht me armë kundër-ajrore dy zyrtarë të lartë të qeverisë. Një prej tyre ndodhej kupolën drejtuese të ministrisë së Arsimit dhe u dënua me vdekje pasi e zuri gjumi në një takim që drejtohej nga lideri i shtetit diktatorial. Ndërkohë, për individin e dytë u raportua se kishte propozuar politika që nuk ndiqnin linjën e lidershipit të Koresë së Veriut. 

Dy zyrtarë në Korenë e Veriut janë ekzekutuar publikisht me armë kundër-ajrore mbi akuzat e mosbindjes ndaj liderit Kim Jong Un. Të paktën kështu ka raportuar një media në Korenë e Jugut, por lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Gjithmonë në bazë të këtyre informacioneve, personi i parë që është ekzekutuar quhej Ri Yong-jin dhe ishte një zyrtar i ministrisë së Arsimit.

Vendimi për dënimin e tij me vdekje është marrë pasi ai u kap duke fjetur gjatë një takimi që po drejtohej nga Kim Jong-un. Ndërkohë, personi tjetër që u ekzekutua ishte Hwang Min, një zyrtar i ministrisë së Agrokulturës. Media koreano-jugore raportoi se ky individ është ekzekutuar për shkak se politikat e propozuara prej tij ishin pare si një sfidë direkte nga liderishipit koreano-verior.

Praktika e ekzekutimit të zyrtarëve të lartë me armë anti-ajrore nuk është dicka e re në Korenë e Veriut. Shteti diktatorial ka ekzekutuar edhe në të shkuarën anëtarë të Byrosë politike në këtë mënyrë. Ndërkohë, ekspertët ndërkombëtarë janë shprehur se këto lëvizje vijnë në një kohë kur shumë persona janë arratisur drejt Koresë së Veriut, ndaj kjo mund jetë një mënyrë për të dërguar një mesazh tek qytetarët.

Peniani përgjatë muajve të fundit ka vijuar me politikat e tij agresore, duke testuar edhe rraketa të rrezes së mesme në brigjet e saj lindore. Organizata e Kombeve të Bashkaura ka paralajmëruar se për këto arsye, Koreja e Veriut rrezikon që ndaj saj të shtohen sanksione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat