Presidenti uzbek është gjallë, thotë vajza e tij

Azia

Presidenti uzbek është gjallë, thotë vajza e tij

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:28
Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov.

Në mesin e raporteve kundërthënëse për gjendjen e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, një mesazh i vajzës së tij të vogël sugjeron se ai është ende gjallë.

Lola Karimova-Tillyaeva, përmes një postimi në Instagram, i ka shprehur mirënjohje publikut për “fjalët e mira mbështetëse dhe dëshirat për shërim sa më të shpejtë të presidentit”.

“Mbështetja publike do të thotë shumë për ne dhe jam e sigurt se dëshirat e juaja më të mira do ta ndihmojnë të shërohet”, ka thënë Karimova-Tillyaeva.

Megjithatë, nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare për gjendjen e Karimovit, 78 vjeç, prejse qeveria ka njoftuar më 28 gusht se ai është shtruar në spital.

Agjencia e lajmeve Fergana ka cituar burime të paidentifikuara duke thënë se Karimov ka vdekur më 29 gusht, por media të tjera, përfshirë agjencinë ruse të lajmeve Interfax, kanë raportuar se ai është gjallë.

Karimova-Tillyaeva ka thënë më 29 gusht se babai i saj është në gjendje stabile në një spital në Tashkent, pasi ka pësuar hemorragji në tru.

Karimov është në krye të Uzbekistanit për më shumë se 25 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat