Teherani: Turqia të ndërpresë operacionet e saj ushtarake në Siri

Azia

Teherani: Turqia të ndërpresë operacionet e saj ushtarake në Siri

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 10:31
Ilustrim

Irani i kërkon Turqisë që të ndërpresë operacionet ushtarake në veri të Sirisë, për të evituar një komplikim më të madh të situatës në rajon, sipas medias iraniane.

“Vazhdimi i pranisë ushtarake të Turqisë në Siri e komplikon edhe më shumë situatën”, deklaroi zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahman Ghassemi, i cituar sot nga televizioni shtetëror.

Ai theksoi se “përplasjet në veri të Sirisë po shkaktojë vdekjen e të pafajshmëve dhe është e nevojshme që ushtria turke të ndërpresë sa më shpejtë aksionet e saj ushtarake”.

Irani është mbështetësi i parë rajonal i presidentit sirian Bashar Al Asad. Teherani mbështet politikisht, financiarisht dhe ushtarakisht pushtetin sirian, duke dërguar në terren këshilltarë ushtarakë dhe vullnetarë për të luftuar në krahë të ushtrisë siriane grupet rebele të armatosura dhe xhihadistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat