Zyrtarët kazakë kapin 21 islamistë të dyshuar

Azia

Zyrtarët kazakë kapin 21 islamistë të dyshuar

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 11:15
Kazakistan

Zyrtarët kazakë thanë se anëtarë të dyshuar të tre grupeve militante islamike janë kapur në pjesën perëndimore të Kazakistanit.

Komiteti për Siguri Kombëtare tha se autoritetet kanë arrestuar dhjetë të dyshuar në rajonin e Kazakistanit Perëndimor dhe 11 të tjerë në veriperëndim të rajonit Aktobe.

Komiteti tha se të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, pasi hetuesit kanë gjetur armë, eksplozivë dhe municion në shtëpitë e tyre.

Sipas Komitetit, ata kanë planifikuar disa sulme terroriste kundër civilëve dhe zyrtarëve për sundim të ligjit në Kazakistan.

Në Aktobe, në vitin 2011, ka ndodhur sulmi i parë vetvrasës në Kazakistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat