Trupat siriane avancojnë në Aleppo

Azia

Trupat siriane avancojnë në Aleppo

Më: 4 shtator 2016 Në ora: 15:10
Aleppo, foto arkiv

Forcat pro-qeveritare siriane, kanë nisur një ofenzivë në veri të qytetit Aleppo, duke marrë nën kontroll disa zona të cilat i kishin humbur muajin e kaluar dhe pothuajse kanë rrethuar të gjitha lagjet e kontrolluara nga rebelët, kanë thënë aktivistët e opozitës, raporton AP.

Kjo ofenzivë vjen vetëm një muaj pasi kryengritësit morrën nën kontroll disa akademi ushtarake në jug të Aleppos dhe hapën një korridor në zonat e kontrolluara nga rebelët. Që atëherë, forcat qeveritare dhe aleatët kanë tentuar që të rimarrin këtë zonë.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA ka cituar një zyrtar ushtarak që ka thënë se trupat pro-qeveritare kanë marrë nën kontroll një akademi dhe janë “duke avancuar në këtë zonë”.

Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, ka konfirmuar se qeveria ka marrë akademinë, duke shtuar se kryengritësit kanë nisur një kundër-ofenzivë.

Ndërkaq, në veri të Aleppos, luftimet në mes të rebelëve të mbështetur nga Turqia dhe militantëve të Shtetit Islamik janë intenifikuar. Luftimet janë duke ndodhur në qytetin e kontrolluar nga rebelët al-Rai, që gjendet afër kufirit turk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat