India zotohet se do të ndëshkojë sulmuesit e bazës ushtarake

Azia

India zotohet se do të ndëshkojë sulmuesit e bazës ushtarake

Më: 18 shtator 2016 Në ora: 14:20
Kryeministri i Indisë Narendra Modi

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi është zotuar se do të ndëshkojë personat përgjegjës për atë që ai e quan sulm “qyqar dhe të nevertishëm”, në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India.

Ushtria ka njoftuar se të paktën 17 ushtarë dhe katër sulmues janë vrarë gjatë një sulmi të sotëm të kryer në qytetin Uri.

Zyrtarët kanë thënë se një numër i paspecifikuar i militantëve kanë sulmuar me armë dhe granata këtë bazë ushtarake, që gjendet pranë kufirit me Pakistanin.

Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ministri indian i kësaj zone, Rajnath Sight ka shkruar në Twitter se ai është “thellësisht i dëshpëruar pasi Pakistani po vazhdon në mënyrë direkte të mbështesë terrorizmin dhe grupet terroriste. Kemi të dhëna që sulmuesit në Uri ishin të trajnuar mirë dhe të armatosur rëndë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat