Granata në Kilis plagos së paku gjashtë persona

Azia

Granata në Kilis plagos së paku gjashtë persona

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 16:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Së paku gjashtë persona në mesin e të cilëve janë pesë fëmijë janë plagosur sot kur në treg në qytetin kufitar Kilis ka rënë një granatë, ka thënë Ismail Katakli, transmeton Reuters.

CNN turk  thuhet se është goditur qendra e qytetit, ndërsa agjencia Dogan bën të ditur se granata është ndezur në territorin që kontrollohej nga ISIS.

Nga fillimi i vitit në Kilis nga granatat e xhihadistëve kanë vdekur së paku 20 njerëz.

Ushtria turke në gusht ka hyrë në Siri në mënyrë që të ndihmojë Ushtria e Lirë e Sirisë duke pastruar rripin kufitar nga xhihadistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat