Kryeministri Abe, lideri i parë japonez që viziton Kubën

Azia

Kryeministri Abe, lideri i parë japonez që viziton Kubën

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 09:50
Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe u bë udhëheqësi i parë japonez që viziton Kubën, njoftoi media lokale.

Abe u takua me presidentin kuban, Raul Castro, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet ekonomike-tregtare mes dy vendeve.

“Kompanitë japoneze janë të interesuara të investojnë në Kubë”, tha Abe.

“Unë besoj se ata mund të jenë një kontribut në Kubë, vend i cili aktualisht po përditëson modelin e tij ekonomiko-social”, theksoi Abe.

Kuba po bëhet e aksesueshme për investimet e huaja dhe për tregti, por ekonomia e ishullit të Karaibeve ende është e centralizuar nga qeveria komuniste.

Në 10 vitet e fundit, reformat ekonomike të Raul Kastros janë përqendruar në ndërhyrjen e shtetit në fusha strategjike të tilla si turizmi, industria dhe kërkimit shkencor.

Kuba po kërkon partnerë të rinj ekonomik duke qenë se aleatja e saj kryesore, Venezuela është fokusuar në problemet e mëdha të brendshme dhe ekonomike.

Në vitin 2014, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kuba njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas 50 vitesh shkëputje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat