Sulmet ajrore godasin Alepon

Azia

Sulmet ajrore godasin Alepon

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 10:20
Aleppo

Në zonat në lindje të qytetit të Alepos, raportohet se avionët ushtarakë kanë bombarduar zonat e kontrolluara nga rebelët, teksa përpjekja diplomatike për të ripërtrirë marrëveshjen e armëpushimit në Siri ka dështuar.

Ammar al Selmo, kreu i shërbimit për mbrojtje civile dhe shpëtim në lindje yë Alepos, i ka thënë agjencisë Reuters se pesë avionë kanë sulmuar qytetin. Ai nuk ka treguar nëse nga këto bombardime ka viktima.

Ndërkaq, Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, organizatë me bazë në Londër, ka thënë se të paktën 30 sulme ajrore kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të Alepos gjatë mëngjesit të sotëm.

Ushtria siriane, e cila mbështetet nga forcat ajrore ruse, ka thënë më 22 shtator se ka nisur një operacion të ri kundër zonave të kontrolluara nga rebelët në qytetin e Alepos.

Në Alepo vlerësohet se janë të paktën 250 mijë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat