Assad nis sulme intensive në Alepo me ndihmën e aeroplanëve ushtarakë rusë

Azia

Assad nis sulme intensive në Alepo me ndihmën e aeroplanëve ushtarakë rusë

Më: 23 shtator 2016 Në ora: 11:54
Ilustrim

Qeveria e Sirisë dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë janë duke i sulmuar bastionet e rebelëve në lindje të Aelpos në ditën e dytë të bombardimeve intensive pas njoftimit për një fushatë të re, njoftojnë ekipet e shpëtimit dhe aktivistët në terren.

Mbikëqyrësi Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani vlerëson se vetëm gjatë natës së mbrëmshme 30 sulme ajrore e kanë goditur Alepon.

Shefi i shërbimeve civile lokale për shpëtim dhe mbrojtjes, Ammar al-Selmo, ka thënë se pesë aeroplanë luftarakë të cilët ai i ka identifikuar si të Rusisë, filluan një vale të re bombardimesh sot në 6 të mëngjesit.

“Ajo çfarë po ndodh tani është asgjësim,” ka thënë ai për Reuters.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat