Irak: Nga sulmi i militantëve - 12 vetë të vrarë, përfshirë 4 policë

Azia

Irak: Nga sulmi i militantëve - 12 vetë të vrarë, përfshirë 4 policë

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 11:11
Pamje nga një sulm i mëparshëm në rrethinën e Tikritit në Irak

Nga sulmi i militantëve në një pikë kontrolli të policisë, në veri të qytetit Tikrit në Irak, janë vrarë 12 vetë, kanë njoftuar sot burime të policisë dhe ushtrisë irakiane.

Mëtutje, këto burime kanë thënë se sulmi i sotëm ishte i pari i këtij lloji në Tikrit, që është 150 kilometra në veri të kryeqytetit Bagdad, prej se kontrollin ndaj tij e patën rimarrë militantët e Shtetit Islamik, në prill të vitit 2015.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Policia tha se një militant i kishte vrarë katër policë në pikën e kontrollit, para se ai ishte vrarë nga të shtënat e policëve të tjerë.

Dy militantët të tjerë kishin vazhduar të lëviznin nëpër pikën e kontrollit deri në 7 kilometra të kufijve të qytetit dhe e kishin aktivizuar eksplozivin në makinën e tyre, duke i vrarë tetë vetë dhe plagosur 23 të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat