Sulm i trefishtë vetëvrasës në Bagdad: 11 të vrarë, 34 të lënduar

Azia

Sulm i trefishtë vetëvrasës në Bagdad: 11 të vrarë, 34 të lënduar

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 11:48
Ilustrim

Të paktën 11 anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë dhe 34 të tjerë janë lënduar pas një sulm të trefishtë vetëvrasës ndaj një pikë kontrolluese të sigurisë në veri të Bagdadit.

Zëdhënësi i forcës policore në provincën Salahuddin, Mohammed al-Jabouri, ka thënë se tre militantë janë futur me shpejtësi me veturat të mbushura me eksplozivë në pikën kontrolluese afër qytetit al-Salam të shtunën në mëngjes duke e kryer sulmin.

Ai njoftoi se sulmi ndodhi në momentin kur shefi i policisë lokale dhe kryetari i komitetit provincial të sigurisë po e vizitonin atë zonë. Megjithatë, të dy kanë shpëtuar të padëmtuar.

Asnjë grup s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por ISIS ka marrë përgjegjësinë për shumë sulme të ngjashme në të shkuarën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat