Aleppo: Kushtet e këqija në spitale rrisin numrin e të vdekurve

Azia

Aleppo: Kushtet e këqija në spitale rrisin numrin e të vdekurve

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 19:17
Foto- ilustrim

Të paktën 23 civilë janë vrarë sot nga sulmet ajrore, të cilat besohet se janë ekzekutuar nga forcat ruse dhe ato të qeverisë në pjesët e qytetit të Aleppo, pjesë kjo e cila është nën kontrollin e opozitës tha Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.

Këto fjalë ai i tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për shkak të përkeqësimit të dhunës në Siri.

Përfaqësuesi i mbrojtjes civile, Alhaj Ibrahim tha se përkundër atyre që i mbijetuan sulmit kanë vdekur për shkak të mungesës së barnave dhe kushteve të këqija në spital.

Mohamed Zein Kandagani, një anëtar i Këshillit të Mjekësisë, i cili mbikëqyr kujdesit shëndetësor në zonat e opozitës, thotë se ai pret që të plagosur që janë në gjendje të rëndë do të vdesin për shkak të mungesës së fondeve për ndihmë adekuate.

CNN ka raportuar se në mesin e të vdekurve janë të paktën gjashtë fëmijë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat