Dhuna në Siri përshkallëzohet, derisa vazhdon seanca në OKB

Azia

Dhuna në Siri përshkallëzohet, derisa vazhdon seanca në OKB

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 19:33
Pamje nga një mbledhje e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Aeroplanët luftarakë sirianë sot i kanë sulmuar pozicionet e kryengritësve në qytetin e rrethuar Alepo, derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, po diskuton për përshkallëzimin e dhunës në këtë vend të përfshirë nga lufta.

Raportohet për sulme të fuqishme ajrore në lindje të Alepos, që është nën kontroll të kryengritësve, të cilët luftojnë kundër presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad. Qeveria e tij ka shprehur përkushtim për ta rimarrë kontrollin në këtë qytet.

Ky përshkallëzim i dhunës u bë pasi armëpushimi i fundit i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, u shkatërrua javën e kaluar.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se së paku 115 vetë janë vrarë, shumica prej tyre civilë, gjatë bombardimeve nga ana e Rusisë dhe Sirisë, në pjesën lindore të Alepos, prej 22 shtatorit.

Ministri i jashtëm i Francës tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se Rusia dhe Irani do të jenë fajtorë për krime të luftës, nëse ata nuk i bëjnë presion Assadit për ta ndalur dhunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat