Imami ekzekuton shkrimtarin pas postimit të një karikature

Azia

Imami ekzekuton shkrimtarin pas postimit të një karikature

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 21:04
Nahed Hattar

Shkrimtari jordanez Nahed Hattar është qëlluar për vdekje përpara dyerve të gjykatës ku do të zhvillohej procesi kundër tij për fyerje të Islamit.

Postimi i një karikaturë në faqen e tij të Facebook i ka kushtuar jetën intelektualit 56-vjeçar, i cili vinte nga minoriteti i krishterë i vendit. 

Agresori u arrestua në vendngjarje nga forcat e sigurisë. Ai është identifikuar si Riyad Ismail Abdullah, një imam 49 vjeçar që dhe në ato momente mbante veshur një rrobë tradicionale muslimane.

Njeriu që hapi zjarr mbi shkrimtarin sipas britanikes Daily Telegraph sapo ishte kthyer nga pelegrinazhi i Haxhit në Mekë. 

Gjasat më të mëdha janë që ai të ketë vepruar i vetëm dhe jo si pjesë e një grupi të organizuar.  

Kjo vrasje e profilit të lartë është një tjetër grusht i fortë që i jepet imazhit të Jordanisë si bastion stabiliteti mes dhunës sektare që ka përfshirë pjesën dërmuese të lindjes së mesme. 

Ajo është njëkohësisht më e fundit e një serie vdekjesh nëpër botë që lidhen me karikatura të cilat vënë në lojë Islamin.  

Hattar u arrestua në muajin gusht sepse postoi në Facebook vizatimin që tregonte një xhihadist duke pirë duhan në një shtrat me dy femra, ndërsa urdhëronte Allahun t’i servirte verë e të hiqte enët e palara. Qëllimi i karikaturës, autori i së cilës nuk njihet, ishte sipas shkrimtarit tallja me xhihadistët dhe me interpretimin e shtrembëruar që i bëjnë ata fesë islame.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat