Afganistan: Janë vrarë 12 ushtarë derisa flenin

Azia

Afganistan: Janë vrarë 12 ushtarë derisa flenin

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 13:34
Ushtarët afganë para kampit ku janë vrarë 12 kolegë të tyre në qytetin Kunduz

S paku 12 ushtarë afganë janë vrarë derisa flenin, në një sulm që ka dyshime se është lehtësuar nga kolegët ushtarë, me lidhje të mundshme me talibanët.

Një zyrtar i lartë policor në qytetin verior, Kunduz, tha sot se dy ushtarë ishin larguar nga kazerma në qytet dhe u ishin bashkuar kryengritësve në natën kur është kryer sulmi ndaj kolegëve të tyre.

Talibanët e kanë shpallur një kumtesë me të cilën e marrin përgjegjësinë për sulm dhe thanë se të gjitha armatimet në këtë kamp i kanë marrë.

Ministria e mbrojtjes e Afganistant po zhvillon hetime.

Ky kamp ushtarak ishte pjesë e pozicioneve mbrojtëse të qytetit Kunduz, që ishte okupuar për një kohë të shkurtër nga talibanët, vitin e kaluar.

Ishte kjo hera e parë që talibanët e kishin kontrollin ndaj një kryeqyteti provincial, prej se ata janë përmbysur nga pushteti në Afganistan, në vitin 2001.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat