Numri i të vdekurve në dy fshatra lindore të Kinës, pas shirave të dendur të cilat i solli tajfuni Megi, u rrit në tre persona, përderisa më shumë se 20 llogariten si të zhdukur.
Mediat shtetërore kineze të premten njoftuan se trupat e pajetë të një vogëlushi 6-vjeç dhe një gruaje 60-vjeçare janë gjetur natën e kaluar në fshatin Sucun në qarkun Suichang të provincës Zheijang.
Janë shpëtuar 15 banorë të fshatit të njëjtë ndërsa mbi 20 persona llogariten si të zhdukur, pasi rrëshqitjet e dheut të mërkurën mbrëma shkatërruan shtëpi dhe objekte të tjera.
Më vonë u paraqit zhdukja edhe e gjashtë personave në fshatin Baofeng në qarkun Wencheng.