Forcat afgane gabimisht sulmojnë kazermën e tyre

Azia

Forcat afgane gabimisht sulmojnë kazermën e tyre

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 16:19
Ilustrim

Për shkak të një gabimi të inteligjencës forcat afgane kryen sulm ndaj kazermës në perëndim të vendit, ku si pasojë humbën jetën së paku pesë ushtarë afganë.

Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Devlet Veziri, njoftoi se për shkak të informacioneve të gabuara të inteligjencës forcat ajrore goditën kazermën e ushtrisë në distriktin Bala Muluk në provincën Farah.

Gjatë sulmit humbën jetën së paku pesë ushtarë afganë, ndërsa Veziri sqaroi se sulmi tragjik ndodhi për shkak të koordinatave të gabuara që u janë dhënë forcave ajrore, ndërsa objektivi i sulmit ishte bastioni i militantëve talebanë në këtë rajon.

Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së shefit të kuvendit rajonal në Farah, Ferid Ahmed Bakhtavar tha se sulmin e kreu një mjet fluturues pa pilot i misionit të NATO-s dhe se gjatë sulmit janë vrarë pesë ushtarë dhe një polic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat