Ushtria e regjimit sirian përparon në Alepo

Azia

Ushtria e regjimit sirian përparon në Alepo

Më: 2 tetor 2016 Në ora: 22:09
Frocat siriane në Aleppo

Forcat siriane avancuan në qytetin verior të Aleppos të djelën, në një ofensivë të vazhdueshme për të marr një nga qytetet kryesore të vendit në luftëtarët e opozitës.

Media shtetërore siriane njoftoi se ushtria u premtoi rebelëve kalim të sigurtë në se largohen nga pjesa lindore e qytetit, pas fushatës së bombardimeve që kanë vënë në shënjestër spitalet e zonës.

Punonjësit e shpëtimit thanë se spitali më i madh i mbetur në zonën e kontrolluar nga rebelët në lindje të Aleppos u bombardua për të dytën herë ditët e fundit ndërsa forcat qeveritare siriane dhe aleatët rusë hyjnë për të rimarr mbarë qytetin.

“Sistemi shëndetësor në lindje të Aleppos nuk ekziston më” tha të djelën nënsekretari I Përgjithshëm I OBB-së për Marrëdhëniet Humanitare Stephen O’Brien.

Ai bëri thirrje përsëri për të paktë një ndalim të përkohshëm të dhunës për të evakuuar rastet mjekësore nga qyteti, ku ai thotë se sistemi i spitaleve është në pranë kolapsit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat