Sulmet ajrore në Siri shkatërrojnë edhe spitalin e fshehur brenda shpellës

Azia

Sulmet ajrore në Siri shkatërrojnë edhe spitalin e fshehur brenda shpellës

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 12:19
Spitali i shkatërruar nga sulmet në Siri

Një spital i vendosur brenda një shpellë në verilindje të Sirisë  është “detyruar” të mbyllet për shkak të sulmeve ajrore të dielën, kjo sipas një organizate humanitare (UOSSM).

Image

 

Spitali i vetëm jashtë Hamas, rreth 45 kilometra në veri të qytetit, kryen 150 operacione dhe  trajton deri në 50 rastet të kujdesit intensiv në muaj, shkruan “CNN”. Mendohej se ishte i mbrojtur mirë nga sulmet e mundshme por mesa duket sulmet ajrore nuk e kanë kursyer.

Image

 

“Dyshohet se spitali ishte në goditur nga predhat edhe pse ishte fortifikuar mirë në një shpellë dhe i kishte rezistuar sulmeve të mëparshme”-  tha Dr Abdallah, drejtori i spitalit dhe kreu i drejtorisë shëndetësor Hama, sipas të UOSSM.

Image

 

Megjithatë, sulmi i së dielës ka shkatërruar plotësisht departamentin e emergjencës, duke i detyruar të gjithë pacientët dhe pajisjet mjekësore të lëvizin jashtë ndërtesës. Askush nuk u vra në sulm.

 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat