Vriten 7 civilë në një sulm me bombë në Bagdad

Azia

Vriten 7 civilë në një sulm me bombë në Bagdad

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 14:23
Ilustrim

Zyrtarët irakianë njoftojnë se të paktën shtatë civilë janë vrarë sot në një sulm me bombë ndaj një zone të dendur komerciale në kryeqytet, Bagdad.

Një zyrtar policor ka thënë se kamikazi e ka detonuar jelekun me eksploziv në një treg të jashtëm në lagjen që dominohet nga sekti shiit, al-Amil.

Ai shtoi se edhe 25 civilë të tjerë janë lënduar në këtë sulm.

Ndërkohë, edhe një zyrtar mjekësor ka konfirmuar se ka të vrarë. Të dy zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat