Karadavi: Bota islame duhet të bashkohet në mbrojtje të Halepit

Azia

Karadavi: Bota islame duhet të bashkohet në mbrojtje të Halepit

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 20:27
Yusuf al-Karadavi

Kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë (IUMS) Yusuf al-Karadavi deklaroi sot në Stamboll se nuk është mirë që bota islame është e ndarë, ndërkohë që para vetës ka një Halep i cili është shkatërruar në masë, duke bërë thirrje për mbrojtjen e këtij qyteti.

Karadavi mori pjesë të mbledhjen e 26-të të Komitetit Evropian për Fetva dhe Kërkime që po mbahet në Stamboll, ndërsa në bashkëbisedim me gazetarin e AA-së u ndal me theks të veçantë në situatën aktuale në Siri.

“Secili musliman duhet marrë qëndrim për mbrojtje të përbashkët të Halepit. Nuk është e drejtë që bota islame të qëndrojë e ndarë ndërkohë që para vetes të ketë Halepin, qytetin i cili u shkatërrua në mënyrë shtazarake. Shpresojmë të ndodhë zgjimi dhe mobilizimi”, tha Karadavi. Ai ka shtuar se ngjarjet në Halep janë një problem i madh që përfshin armiqtë e Islamit, por se muslimanët janë kundër luftës dhe derdhjes së gjakut.

Halepi që para luftës ishte qyteti më i madh i Sirisë është objekt i një fushate intensive ajrore nga avionët sirianë dhe rusë në vazhdën e përleshjeve midis forcave aleate të regjimit dhe opozitës siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat