Kinë, 8 të vdekur nga shembja e katër ndërtesave

Azia

Kinë, 8 të vdekur nga shembja e katër ndërtesave

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 23:35
Kinë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën në Kinë si pasojë e shembjes së katër ndërtesave ngjitur njëra me tjetrën në provincën Zhejiang në lindje të Kinës, shkruan Aljazeera.

Ndërtesat e përdorura për banim në qytetin Vincou janë rrënuar nga shkaqe ende të paidentifikuara.

Ekipet për shpëtimnë vendngjarje  nga rrënojat shpëtuan 5 persona të plagosur ndërsa kanë nxjerrë 8 trupa të pajetë të njerëzve që kanë humbur jetën.

Punimet për gjetjen edhe të rreth 20 personave për të cilët mendohet se janë bllokuar nën rrënoja ende vazhdojnë.

Së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit në punimet marrin pjesë edhe shumë vullnetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat