Izraeli pezullon bashkëpunimin me UNESCO-n

Azia

Izraeli pezullon bashkëpunimin me UNESCO-n

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:07
Izraeli

 Izraeli njoftoi sot pezullimin e bashkëpunimit me UNESCO-n një ditë pas votimit, një akt i denoncuar në Izrael që mohon lidhjen historike mijëvjeçare midis hebrenjve dhe Jeruzalemit.

UNESCO miratoi dje një tekst mbi “Palestinën e pushtuar” të paraqitur nga shtatë shtete arabe që synojnë “ruajtjen e pasurisë kulturore të Palestinës dhe karakterin e veçantë të Jeruzalemit Lindor.

Në një letër adresuar drejtoreshës së përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova e publikuar në Twitter, ministri izraelit i Edukimit, Naftali Bennett akuzoi UNESCO-n për favorizim të  “mbështetjes ndaj terrorizmit islamik” dhe njofton pezullimin e komisionit izraelit të UNESCO-s të të gjitha aktiviteteve profesionale me organizatën ndërkombëtare.

“Ky vendim u interpretua me refuzimin për t’u takuar me përfaqësues të UNESCO-s apo pjesëmarrjen në konferenca ndërkombëtare”, saktësoi Ministria, kompetente për këtë çështje.

Jeruzalimi Lindor është pjesa palestineze e Jeruzalimit e pushtuar prej 1967 nga Izraeli më pas e aneksuar.

Kjo zonë është epiqendra e konfliktit izraelit ku ndodhet pika më e ndjeshme sheshi i Xhamive, vendi i tretë i shenjtë i islamit dhe vendi më i shenjtë për hebrenjtë që e cilësojnë si Mali i Tempullit, aty shtrihet tempulli i dytë hebre i shkatërruar nga romakët në vitet 70.

E spikatur për trashëgimi historike, Jordania vijon të qeverisë këtë territor, por Izraeli kontrollon të gjitha hyrjet.

Teksti miratuar dje denoncon shtrirjen graduale izraelite mbi autoritetin e Jordanisë, pushtimet izraelite në këtë territor apo edhe kufizimet e vendosura në hyrje të zonës të imponuara për besimtarët myslimanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat