Sulm në kampin e refugjatëve, tre të vdekur

Azia

Sulm në kampin e refugjatëve, tre të vdekur

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 23:22
Ilustrim

re persona kanë vdekur ndërsa 30 janë plagosur në një sulm vetëvrasës të cilin besohet se e kreu një pjesëtar i ISIS-it në kampin e refugjatëve në Siri, në kufi me Jordaninë.

Cak i sulmit ishte punkti kontrollues që e mbajnë kryengritësit sirianë në kampin e refugjatëve.

Sipas Reuters, cak ishte grupi Jaish al Ashair, në kampin Rakban ka thënë zëdhënësi I kryengritësve që lufton kundër ISIS-it.

Në kampin Rakban gjenden më shumë se 75 mijë njerëz që kanë ikur nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës.

Sulmuesi e kreu sulmin me një kamion të mbushur me eksploziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat