Mbi një milionë njerëz mund ta braktisin Mosulin

Azia

Mbi një milionë njerëz mund ta braktisin Mosulin

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 08:37
Mosuli

Organizata e Kombeve të Bashkuara është tejet e brengosur për sigurinë e popullatës në qytetin Mosul pas fillimit të ofensivës së armatës irakiane për ndërmarrjen e qytetit nga grupi xhihadist Shteti Islamik, deklaroi Stiven O'Brajen, zëvendëssekretar i përgjithshëm i organizatës botërore për çështje humanitare.

"Familjet janë eksponuar në rrezik të madh që të gjinden mes dy zjarreve ose të bëhen cak i snajperistëve, si dhe të përdoren si mburojë e gjallë", theksoi O'Brajen.

Ai paralajmëroi se në rastin më të keq rreth 1,3 milion civilë mund të detyrohen t'i braktisin shtëpitë e tyre.

"KB­-ja është e gatshme të sigurojnë strehimore për 60 mijë persona në kampe dhe objekte për akomodim të përkohshëm. Në proces të ndërtimit janë kampet e reja, të cilat janë planifikuar për 250 mijë njerëz. Të gatshme për dorëzim janë produktet ushqimore për 220 mijë familje, si dhe 240 tonë ilaçe", theksoi O'Brajen.

Kryeministri irakian Hajdar Abadi mbrëmë paralajmëroi fillim të një operacioni të madh tokësor për çlirimin e qytetit të dytë sipas madhësisë në vend nga luftëtarët e SHI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat