Duterte s’ka të ndalur, thotë se nuk i plas fare për të drejtat e njeriut

Azia

Duterte s’ka të ndalur, thotë se nuk i plas fare për të drejtat e njeriut

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:03
Ilustrim

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se nuk i plas fare për të drejtat e njeriut, gjersa i ka mohuar vrasjet e civilëve të pafajshëm dhe fëmijëve të luftën e tij brutale kundër drogës.

Më shumë se 3.500 janë vrarë në 100 ditët e para të Presidencës së Dutertes.

Por, mbikëqyrësit ndërkombëtarë kanë paralajmëruar se shumë nga të vdekurit janë njerëz të pafajshëm.

Në një intervistë me “Al Jazeera”, Duterte ka pohuar se nuk është krim t’i kërcënosh me vrasje tre milionë drogaxhinj, për të cilët thotë se janë në Filipine.

“Ju e shkatërroni vendin tim, do t’ju vras,” ka thënë ai.

“Është e ligjshme. Nëse ju i shkatërroni fëmijët tanë, do t’ju vras,” ka thënë ai.

Ai ka këmbëngulur se nuk është gabim të ruash interesat e gjeneratës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat