Vazhdon beteja për rimarrjen e Mosolit

Azia

Vazhdon beteja për rimarrjen e Mosolit

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 08:29
Mosul

Forcat irakiane janë duke zbatuar afatin, thotë Pentagoni të cilët tashmë kanë filluar ditën e dytë të betejës për të rimarrë Mosulin, nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Por zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook paralajmëroi se kjo gjë mund të marrë kohë, për të parë se sa mund të iu rezistojnë luftimeve ushtarët e Shtetit Islamik.

Luftimet kanë vazhduar gjatë natës, ku militantët e ISIS-it kanë sulmuar tanket e ushtrisë irakiane.

Një korrespodent i BBC-së i cili po qëndron përkrah forcave qeveritare tha se vija e tanishme e frontit është 20 km në jug të qytetit.

ISIS ka “konfiskuar” Mosulin si qytetin e dytë më të madh të Irakut në qershor të vitit 2014.

Lideri ekstremist “Abu Bakr al-Baghdadi, zgjodhi Mosulin si vend në të cilin shpalli formimin e kalifatit, kështu që rimarrja e qytetit do të jetë “simbolike”, sipas Cook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat